EMRI-FOTO/ Ky është DJ shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Aktualitet

EMRI-FOTO/ Ky është DJ shqiptar që humbi jetën në

Personi që shihni në foto është Hysni Qestaj, shqiptari i Kosovës, me profesion DJ që humbi jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Junikut, e cila përmes një reagimi zyrtar në rrjete sociale teksa ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit, ka postuar edhe një foto të të riut.

“Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë. Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit.

I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion