”Mos më trego mua çfarë të bëj”, Kongo zbulon çfarë i tha Marku pas ndeshjes

Sport

”Mos më trego mua çfarë të bëj”, Kongo

Florian Marku ka regjistruar në natën e të dielës humbjen e tij të parë të karrierës në boksin profesionist.

Boksieri u mund në “O2 Arena” në Londër nga britaniku Kris Kongo, në atë që ishte ndeshja e 15-të për Markun.

Një humbje me vendim unanim nga gjyqtarët në sallë, që la pak vend për diskutime, e që padyshim nuk është përjetuar mirë nga boksieri shqiptar, aq më shumë përballë një publiku që kishte mbushur sallën me flamujt kuqezi në mbështetje të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marku nuk u prononcua pas kësaj ndeshje, ndërsa fituesi Kris Kongo, zbuloi se shqiptari kishte qenë pak i inatosur pas duelit.

Ai shpjegoi se pas vendimit, kishte shkuar t’i fliste Markut, për t’i kujtuar se edhe ai vinte te ky duel pas një humbje dhe që atëherë kishte punuar në palestër.

“Shkova t’i flisja. i thashë ‘duel i mirë, vazhdo në palestër’. Por ai m’u kthye dhe më tha ‘mos më trego mua çfarë të bëj’.

Nuk e kuptova pse, sepse i fola për sportivitet. Ajo është gjëja që bëra unë për t’u kthyer nga një humbje.

Por duket ai nuk e priti mirë”, tha Kongo pas duelit për bashkëbisedimin me boksierin shqiptar.

ME TE LEXUARAT