Era përhap flakët në Lezhë, “bizneset në rrezik”, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarrit

Aktualitet

Era përhap flakët në Lezhë, “bizneset në

Vijon zjarri i madh në Tale të Lezhës. Mësohet se flakët po favorizohen nga era dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deputetja e PD, Lindit Metaliaj ka publikuar pamje nga zjarri i madh që ka rënë bregdetit të Tales në Lezhë.

Ajo thekson se kërkohet ndërhyrja e menjëhershme nga ajri teksa thotë se bizneset aty afër ndodhen në rrezik të madh.

“Zjarr i permasave te medha prane bregdetit te Tales ne Lezhe ! Kerkohet nderhyrje e menjehershme nga ajri!

20 hektar shkurre e bimesi jane djegur deri tani,nderkohe qe zjarri i permasave te medha favorizohet edhe nga era e forte ! Ne rrezik te madh ndodhen bizneset aty afer.

Ne keto kushte i bej thirrje Ministrise se Mbrojtjes ,emergjencave civile te nderhyjne menjehere per fikjen e zjarrit ,permasat e te cilit po perhapen shpejt pasi favorizohen nga era e forte.

Qytetaret dhe bizneset prane zonave te zjarrit apelojne per ndihme”, shkruan deputetja.

Flakët janë shfaqur rreth orës 16:30 dhe favorizuar nga era, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.

Dy automjete zjarrfikëse janë derguar ne zone për shuarjen e zjarrit, por era e fortë i ka përhapur edhe më shumë flakët./v plus

ME TE LEXUARAT