Bananet “ngatërrojnë” adresë, 840 kg “e bardhë” përfundon në supermarketet çeke

Bota

Bananet “ngatërrojnë” adresë, 840 kg “e

Dergesat e bananeve shpesh jane duke u perdorur per levizjen e sendeve te jashteligjshme ne rruge nderkombetare.

Raste te tilla kane ndodhur edhe ne Shqiperi ku ne tri vitet e fundit shume kokaine eshte kapur ne portin e Durresit ne dergesa me banane.

Keshtu ka ndodhur se fundi edhe jashte shtetit. 

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Çeki, ku një sasi e madhe kokaine është gjetur e shpërndarë në disa supermarkete.

Stafi i supermarketit u habit kur gjeti pakot jeshile në kutitë e bananeve që po tregtoheshin.

Kutitë ishin dërguar në supermarkete në qytetet veriore në Republikën Çeke

Sipas policisë u sekuestruan gjithsej 840 kg kokainë me vlerë rreth 80 milionë euro.

Droga mësohet se është dërguar nga Amerika Qendrore./vizion plus

ME TE LEXUARAT