“Endrit eja të japim dorëheqjen”, Adriatik Lapaj “lëshon” mandatin: T’ia fal vendin dajos së Shabanit që të bëjë vota Rama?

Kreu i partisë “Shqipëria Bashkë”, Adriatik Lapaj ka dalë sot në një konferencë për media teksa ka folur për herë të parë publikisht mbi përplasjen virtuale me Endrit Shabanin, të cilët garuan së bashku në zgjedhjet e 11 Majit nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
E ndërsa “lufta” bëhet vetëm për 1 mandat të fituar në qarkun e Tiranës, Lapaj i drejtohet Shabanit duke i kërkuar që të jetë prezent duke u zotuar se është i gatshëm që të japë dorëheqjen nga pretendimi i mandatit, dhe vendi në Kuvend t’i kalojë më të votuarës së koalicionit, Greta Ambeli.
Pjesë nga fjala e Adriatik Lapaj:
Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet.
Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.
Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja.
Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.
Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat. Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura.
Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli. Qëndrimi egoist i zotit Shabani.
Po mundohemi të japim një model gare. Unë hodha një detin e kësaj gare dhe dhashë mirëbesim për këtë gjë, Tani ndodh që rrugës mund që dikush të cmendet, të tradhtojë, po them mund se nuk kam dicka që ta provoj.
Ta dhuroj atë mandat një partie tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të bëjë 84 vota Rama pastaj. Ai mandat tani nuk ka vlerë si shkoi, problemi është i moralit politik. Rruga paska qenë më e vështirë. Kjo është lëvizja më e sulmuar në 20 vitet e fundit, me shpifje, me sharje, me dhunë.
Jo jam i zhgënjyer, ka një pikë që me trishton ,Shabani nuk ishte vetëm një koleg politik, po është një shok që po shkakton një dëm shumë të madh bashkë me dajon e vet në besimin për një politikë ndryshe në Shqipëri.
Ne përmes avokates kemi cuar në KQZ një kërkesë juridike që lista e mbyllur të konsiderohet e mbyllur, nëse jo KQZ do të procedojë dhe ne do të kundërshtojmë ligjërisht.
Shabani duhet të vijë këtu dhe në t’i japim vendit angazhimin që kemi marrë përsipër që janë listat e hapura. Është kundërshtuar dhe do të kundërshtohet dhe kandiatura e Kordhonit, që ka rezulton se firmat nuk i ka të njëjta me ato që ka paraqitur dorëheqjen.
Nëse duan të zbatojnë marrëveshjen duhet të vijë këtu dhe unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen dhe ai mandat t’i kalojë Greta Ambeli.


