TRAGJIKE në Dibër/ Humbi kontrollin e mjetit, shoferi ndërron jetë pasi bie në humnerë

Aktualitet

TRAGJIKE në Dibër/ Humbi kontrollin e mjetit, shoferi ndërron

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dibër, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke rënë disa metra poshtë saj. Plagët e mara kanë qenë të rënda dhe i kamë marrë jetën shoferit, teksa ai po transportohej në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion