Emri+Foto/ Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau arkitektin italian

Aktualitet

Emri+Foto/ Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që

Dy vjet më vonë, gjykata e Torinos, dha dënimin për dy personat në fjalë. Burg përjetë për Emirjon Margjinin, personi i cili hapi zjarr dhe 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Mërgim Lazrin.

Prokuroria kishte kërkuar burg përjetë për të dy shqiptarët. Por për gjykatën Lazri nuk ishte brenda shtëpisë kur u qëllua me armë zjarri, ndaj akuza e ngritur ndaj tij u rikualifikua.

Po ashtu, gjykata urdhëroi një dëmshpërblim të menjëhershëm për familjen e viktimës, me vlerë prej 300 mijë eurosh.

“Nuk do ketë kurrë drejtësi, im bir nuk ka më një baba”, ishte komenti i dëshpëruar i bashkëshortes së Mottura-s, shkruan Corriere Della Sera.

Emri+Foto/ Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që

Në procesin gjyqësor ndaj Margjinit dhe Larzit përfunduan edhe 4 shqiptarë të tjerë, për akuza të ndryshme, si favorizim, posedim droge e armësh, megjithatë në fund u liruan nga akuzat.

ME TE LEXUARAT