“Skifterja” nga Kavaja në aksion, i vjedh makinën një serbi

Një 28-vjeçare është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi i ka vjedhur makinën një shtetasi serb, që kishte ardhur në vendin tonë për pushime. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit.
Shtetasja me iniciale V.B, banuese në Kavajë, ka arritur t’i vjedhë makinën shtetasit serb B.S, 40 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasen V. B., 28 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi i ka vjedhur automjetin shtetasit B. S., 40 vjeç, banues në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vjedhjet e makinave gjatë verës janë një fenomen i trashëguar prej vitesh në vendin tonë dhe mjetet me targa të huaja janë më të shenjëstruarat.
Përveç djemve, që cilësohen si më të dhënë drejt këtij “profesioni” nevoja duket se ia ka kërkuar edhe vajzave.


