Emri, zbardhet krimi në Athinë, kush është 50-vjeçari nga Vlora që vrau ish-gruan dhe e la në rrugë

Aktualitet

Emri, zbardhet krimi në Athinë, kush është 50-vjeçari

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të krimit, për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi. Mësohet se Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, i cili është burri i viktimës, ndërsa është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.

Emri, zbardhet krimi në Athinë, kush është 50-vjeçari

Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Mediat greke kanë publikuar fotot e 40-vjeçares, ndërsa 50-vjeçari Eduart Danaj është në kërkim nga autoritetet.

Viktima ishte nënë e 2 fëmijëve, ndërsa kishte denoncuar 3 herë në polici dhunën nga bashkëshorti. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion