Emri/ U rrëzua nga një lartësi prej rreth 100 m në mal, humb jetën shqiptari në Itali
Lajmifundit
/
29 Qershor 2025, 15:47
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali. Gëzim Iljazi, 59 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, por prej vitesh banues në provincën e Rovigos ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 100 metrash në mal.
Sipas mediave italiane, Iljazi po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolzanos.
Rreth mesditës, pasi kishte përshkuar dy të tretat e itinerarit, ai ra në humnerë nga një lartësi rreth 100 metra.
Dëshmitarët okularë treguan se fillimisht panë të binte çanta e tij, dhe më pas vetë burrin.


