Emri/ U qëllua me armë zjarri brenda në lokal, kush është 47-vjeçari i plagosur në Shkodër

Aktualitet

Emri/ U qëllua me armë zjarri brenda në lokal, kush

Plagoset me armë zjarri një 47-vjeçar në Shkodër. Fatmir Odri nga fshati Xhan i Shkodrës ka mbërritur i plagosur në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal te ish-Sanatoriumi në Shkodër dhe 47-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, teksa ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.

 

ME TE LEXUARAT