Emri/ U gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij, identifikohet 20 vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Emri/ U gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij,

Është identifikuar i riu shqiptar i cili u gjet i pajetë në banesën e tij në Ponte dell’Olio të Italisë. Bëhet fjalë për Enriko Aliaj. I riu jetonte së bashku me dy prindërit dhe një motër më të vogël. Deri më tani i dyshuari kryesor është vëllai i tij 18 vjeçar.


Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasditës së 2qershorit. Mjekët e urgjencës ndërhynë për t'i shpëtuar jetën të riut por rezultoi e pamundur. 

Sipas mediave italiane, një prej të dyshuarve është vëllai i tij 18 vjeçar. Ndërssa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqerta. 

Enriko Aliaj jetonte me dy prindërit dhe me motrën e tij në banesën ku u gjet i qëlluar me armë zjarri. 

Në momentin kur policia ka mbërritur në banesë, një person ka tentuar t'u bllokojë derën dhe për pasojë është shoqëruar në komisariat ku pritet të zbardhen më shumë detaje rreth rastit të rëndë të ndodhur. 

 

ME TE LEXUARAT