EMRI/ Shiste kokainë çdo ditë në Chester, dënohet shqiptari në Angli

Aktualitet

EMRI/ Shiste kokainë çdo ditë në Chester, dënohet

Një shqiptar i identifikuar si Meltjan Isufi, është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap duke shitur kokainë çdo ditë në Chester.

34-vjeçari kishte hyrë për herë të dytë në Britani në mënyrë të paligjshme, duke përdorur një dokument identifikimi fals, pasi më parë ishte dëbuar për drogë.

Isufi, u dënua të hënën në Gjykatën e Kurorës në Chester, pasi pranoi fajësinë për posedim dokumenti identifikimi të rremë, përfshirje në furnizimin me kokainë, fitim të pasurisë kriminale dhe hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar në shkelje të urdhrit të dëbimit.


Hetimet ndaj tij nisën më 23 dhjetor 2024, kur policia arrestoi një person tjetër në Chester dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një sasi të madhe kokaine, para dhe prova që e lidhnin me trafikun e drogës. ADN-ja e Isufit u gjet në një nga paketat me drogë.

Hetimet çuan në identifikimin e një numri telefoni që përdorej për të shitur drogën. Numri rezultoi të ishte në përdorim nga Isufi, i cili e njihte veten me emrin “Anton”. Pas një hetimi të gjerë, policia bastisi shtëpinë e tij më 19 shtator 2025, ku gjeti telefonin që përmbante kontakte të më shumë se 800 klientëve.

Sipas policisë, linja e drogës e drejtuar nga Isufi ishte mirëorganizuar dhe shpërndante kokainë çdo ditë në Chester dhe zonat përreth. Gjatë bastisjes u sekuestruan 17,585 paund cash, sasi kokaine dhe një kartë identiteti e falsifikuar greke që ai kishte përdorur për të hyrë ilegalisht në vend.

“Isufi kishte qenë më parë i dënuar dhe i dëbuar për vepra të ngjashme, por zgjodhi të kthehej sërish ilegalisht për të vazhduar tregtinë e drogës. Operacioni i tij ishte i sofistikuar dhe funksiononte çdo ditë, por ai nënvlerësoi vendosmërinë e oficerëve tanë. Falë hetimit të tyre, një linjë e rëndësishme droge u shkatërrua dhe Isufi tani ndodhet pas hekurave për një kohë të gjatë.”-deklaroi dedektivi Richard Connolley.

Policia britanike theksoi se “kushdo që vjen në Cheshire për të kryer krime, do të kapet dhe do të përballet me pasojat e veprimeve të tij.”

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion