Emri/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet nga Gjykata e Sarandës 17-vjeçari!

Aktualitet

Emri/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet nga Gjykata e

K.Cora, 17-vjeç është lënë i lirë nga prokuroria pasi Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Cora u arrestua më 27 mars 2025, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 17-vjeçarit B. Kalemi, ngjarje që ndodhi në rrugën “Butrinti” të qytetit. Kalemi mori tre thika në stomak dhe në ijë dhe u transportua në spitalin e Vlorës për mjekim të specializuar.

Pas arrestimit të Corës, u shoqërua edhe një person tjetër, shok i Kalemit, për të dhënë dëshmi. Pas hetimeve, Prokuroria e Sarandës arriti në përfundimin se ngjarja kishte ndodhur ndryshe nga sa ishte raportuar fillimisht. Dyshohet se Cora ishte sulmuar nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, e kishte plagosur me thikë.

Për këtë arsye, prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj Corës nga “Plagosje e rëndë” në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Për momentin, nuk është ende e qartë nëse do të ngrihet akuzë për goditjen e 17-vjeçarit Cora, pasi nga hetimet paraprake janë vërejtur shenja sulmi edhe në trupin e tij.

ME TE LEXUARAT