Emri/ Ky është 28-vjeçari që u përplas për vdekje në autostradë, ishte djali i vetëm mes 6 motrave!

Aktualitet

Emri/ Ky është 28-vjeçari që u përplas për

Personi që shihni në fotot e mëposhtme, është 28-vjeçari Gëzim Muçaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit rreth orës 05:05, në autostradën Tiranë-Durrës.

Viktima ishte drjetues i një fugoni që fillimisht u përplas me trafikndarësen.  Pas aksidentit, 28-vjeçari së bashku me tre pasagjerët në mjet, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doçi, dolën në rrugë për të parë dëmet që i ishin shkaktuar fugonit.

Gjatë kohës që po qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi Ismail Laçe. Si pasojë e aksidentit të dytë, Gëzim Muçaj, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 pasagjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës.

Viktima dhe tre të plagosurit në momentin e aksidentit po shkonin në punë. Gëzim Muçaj ishte nga Zall Bastari dhe punonte me mjetet e tonazhit të rëndë.

Ai kishte lindur pas 6 motrave dhe për këtë gëzim të madh që i solli familjes Muçaj, prindërit ia kishin vendosur emrin Gëzim.

ME TE LEXUARAT