Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën pasagjeri 41-vjeçar!

Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën pasagjeri

Një 41- vjeçar ka humbur jetën në Gjirokastër si pasojë e një aksidenti rrugor.

Mësohet se i riu me iniciale Sh.S ishte pasagjer në automjet gjatë momentit që ka ndodhur aksidenti në vendin e quajtur Kthesa e Viroit.

"Gjirokastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin e ndodhur sot, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit" Gjirokastër, bëjmë me dije se pasagjeri që humbi jetën është shtetasi Sh. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.   

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofon policia.

ME TE LEXUARAT