Emri/ “Koleksiononte” armë, arrestohet në Tiranë vlonjati i shpallur në kërkim

Aktualitet

Emri/ “Koleksiononte” armë, arrestohet në Tiranë

Saimir Hasanaj, 36 vjeç, banues në Vlorë ështëarrestuar në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçari ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 8 burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në muajin gusht të vitit 2019, në Vlorë, shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një konflikti me armë zjarri mes disa shtetasve, në lagjen “1 Maji”, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe 36-vjeçari, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur armë zjarri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion