Emri/ Ja kush është 34-vjeçari në Has që u ekzekutua me kallashnikov! Si ndodhur ngjarja!

Aktualitet

Emri/ Ja kush është 34-vjeçari në Has që u ekzekutua

Tronditet Hasi. Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë. Viktima Rushit Callahu, ndërsa autori Ulje Jaku.

Ky i fundit është prangosur nga policia. Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i mëparshëm mes tyre, pak ditë më parë për motive pronësie.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

"Has/Informacion paraprak.Rreth orës 16: 40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet Policisë, si dhe në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shiqponja të DVP Kukës.  Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori", njofton policia.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT