Emri/ I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari!

Aktualitet

Emri/ I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari, Naim Likometi.

Sipas informacioneve, Likometi i cili është rezident në Tiranë, por zotëron edhe një shtëpi në Ksamil, është larguar nga banesa e tij në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm dhe që nga ai moment nuk dihet më asgjë për të. 

Telefoni i tij celular ka qenë i hapur deri në orën 16:00, por ai nuk i është përgjigjur askujt, dhe më pas aparati është fikur. Sipas burimeve familjare në momentin kur është larguar nga banesa ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët. Pas zhdukjes, policia e Sarandës ka nisur kërkimin e tij.

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT