“Ti je filani?”/ Sherri jashtë shkollës, adoleshentët ngatërrojnë “objektivin”, bëjnë për spital bashkëmoshtarin!

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë janë përleshur me njëri-tjetrin ditën e sotme duke përdorur dhe sende të forta. Ngjarja ka ndodhur sapo ka mbaruar orari mësimor përballë ambienteve të gjimnazit, teksa 3 prej të rinjve kanë qenë të ulur në kafe dhe papritur i kanë prerë rrugën një tjetër bashkëmoshatari.
Sipas burimeve për media, dyshohet se nxënësit kishin planifikuar të rrihnin një person, por kanë ngatërruar objektivin pasi djali që kanë ndaluar në rrugë nuk ka qenë ai që ata prisnin. I riu ishte duke ecur në rrugë kur papritur djemtë që ishin në kafe i kanë shkuar pranë duke e pyetur nëse është filani dhe menjëherë kanë filluar ta godasin me grushte në mes të rrugës si dhe duke përdorur sinjalistikat e vendparkimeve aty pranë.
Në sherr janë përfshirë dhe nxënës të tjerë ndërsa askush nga njerëzit që ndodheshin në rrugë, nuk kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin, sipas newsboomb. Policia ka shoqëruar në polici 6 prej të përfshirëve në konflikt si dhe kanë marrë në pyetje dhe personin që nxënësit kishin pranifikuar për të rrahur për të sqaruar në detaje konfliktin mes tyre.
Asnjëri prej të përfshirëve në këtë konflikt të dhunshëm nuk ka marrë dëmtime serioze, ndërsa janë dërguar në qendrën spitalore për të marrë mjekimin e duhur.


