Berisha pret në seli deputetin italian, Jacopo Morrone, zbardh detaje nga takimi!

Politikë

Berisha pret në seli deputetin italian, Jacopo Morrone, zbardh detaje nga

Kreu i PD, Sali Berisha është takuar sot me deputetin italian Jacopo Morrone i cili po ashtu është dhe kryetar i Komisionit hetimor për mafien e plehrave. Berisha shprehet se gjatë takimit kanë diskutuar aferat me inceneratorët në vendin tonë, ku për rrjedhojë janë arrestuar shumë kryebashkiakë dhe deputetë.

"Takim me Deputetin italian, Jacopo Morrone, Kryetar i Komisionit hetimor parlamentar për mafien e plehrave, shoqëruar nga Këshilltari bashkiak, Daniele Mezzacapo dhe një grup sipërmarrësish shqiptaro-italian nga regjioni i Emilia Romanjës. Deputeti Morrone na informoi mbi aktivitetin e komisionit të tij dhe rëndësinë e çështjes së mafies së plehrave si në realitetin rajonal italian, ashtu edhe në atë europian.  E falënderova për vizitën e tij në Shqipëri dhe e informova për peshën specifike të skandalit të inceneratorëve dhe mbetjeve toksike. Të dy rastet janë të lidhura me aktorë të bazuar në Itali. 

Duke rikujtuar denoncimet e ish Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, theksova se prapa mafies së plehrave në Shqipëri qëndron vetë Kryeministri Rama. I theksova rëndësinë që anti-mafia italiane ka patur në zbardhjen e shumë rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e ftuar mua dhe autoritetet italiane të investohen fuqimisht në hedhjen dritë të këtij abuzimi qindra milionë eurosh. Në përmbyllje, risjell në vëmendje se për Partinë Demokratike, koncepti i një Shqipërie madhështore mbështetet në një shtet me taksa të ulëta , që lufton korrupsionin dhe tërheq investime të huaja, veçanërisht nga Italia, partneri ynë kryesor ekonomik dhe kulturor. 

Rasti i suksesit të delegacionit të sipërmarrësve që e shoqëronin Deputetin Morrone është prova më e fortë e lidhjes së shkëlqyer mes dy vendeve tona, që do të zhvillohet edhe më tej pas 11 majit. 2025-sa do të jetë padiskutim viti i Diasporës Shqiptare!", shkruan Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion