Emri/ I dënuar për trafik droge, sekuestrohet llogaria bankare me mijëra euro e 30-vjeçarit në Fier

Aktualitet

Emri/  I dënuar për trafik droge, sekuestrohet llogaria bankare me

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive mbi një llogari bankare me 30 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale të kryera nga 30-vjeçarI Armando Bregasi.

Policia e Fierit sqaron se shtetasi 30-vjeçari është arrestuar në Greqi, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”.

Sakaq, vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion