Emri/ Vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov në 1997, arrestohet në Itali 55-vjeçari
Një 55-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
Ai ra në pranga si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer me Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.
I ndaluari në Matera, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në vijim të operacioneve ndërkombëtare, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë me partnerët, me objektiv lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Matera, Itali, si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, me Policinë e Materas, shkëmbim i kryer me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë, u finalizua operacioni policor i koduar “Verdikti”.
Gjatë këtij operacioni, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim esktradimin në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar ndërkombëtarisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik.
Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj.”, njofton policia.
Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e 55-vjeçarit, në Shqipëri.