Emri/ I dënuar me 18 vjet burg, kush është 47-vjeçari që do të ekstradohet nga Italia

Aktualitet

Emri/ I dënuar me 18 vjet burg, kush është 47-vjeçari

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri me dije sot në Kuvend se pritet ekstradimi i dy shtetasve nga Spanja dhe Italia.

Esido Barkaj bën me dije se nga Italia pritet të ekstradohet Shkëlqim Cakoni, 47 vjeç.

Cakoni, në bashkëpunim me shtetasin Edmond Pulaj qëlloi për vdekje Mark Rrikën, pas një debati për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin me vendimin nr.8 date 19.01.2005 e ka dënuar Cakonin me 18 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion