Nafta shkon në 206 lekë/ Rritja e çmimit të karburantit alarmon transportin, kërkohet subvencion nga Qeveria

Aktualitet

Nafta shkon në 206 lekë/ Rritja e çmimit të karburantit

Në 206 lekë për litër po tregtohet nafta ditët e fundit në vendin tonë.

Një çmim sa në periudhën e krizës të shkaktuar nga tensionet në Lindjen e Mesme.

Pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës në 19 qershor, çmimi i naftës arriti në 176 lekë për litër. Por intensifikimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit ka tronditur sërish tregjet globale, duke bërë që nafta të rritet më tej. Kjo është përkthyer edhe në Shqipëri ditët e fundit, teksa nafta arriti në 196 lekë më 20 korrik dhe në 206 lekë këtë të mërkurë. (grafik)

Kjo rritje e çmimeve reflektohet edhe në bursën Platts të Mesdheut, së cilës i referohet edhe Shqipëria. Më 14 korrik nafta u importua për 1206 dollarë për ton, ndërsa më 21 korrik u zhdoganua për 1274 dollarë për ton. Në bursë, nafta Brent po tregtohet edhe për 94 dollarë për fuçi, duke u rritur edhe më shumë.

Në një situatë të tillë, Shoqata e Transportit Ndërqytetas për Top Channel deklaron se një kërkesë do t’u drejtohet institucioneve për subvencionimin e naftës për këto çmime.

Ndërsa gjatë periudhës së krizës, qeveria subvencionoi shoqëritë e transportit qytetas dhe ndërqytetas me 50 lekë për litër. Mbetet për t’u parë se si do të veprohet nëse çmimet e karburanteve rriten më tej.

Kjo situatë e shtrenjtimit të çmimeve vijon edhe në rajon. Serbia riktheu masat mbështetëse, ku si fillim vendosi në fuqi tavanet për çmimet e karburanteve pas rritjes së çmimeve deri në 1.87 euro për litër. Ndërsa Mali i Zi uli përkohësisht akcizën e karburanteve. Nafta po tregtohet për 1,65 euro për litër, nga 1,81 euro për litër që parashikohej të arrinte.

Shqipëria vijon të ketë çmimin e naftës më të lartë në rajon, që sipas operatorëve lidhet me ngarkesën e lartë fiskale, ku gjysma e çmimit është taksë. Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion