Bio Ju tregton aperitiv me copëza qelqi brenda, AKU thirrje qytetarëve: Kujdes, mos e konsumoni

Aktualitet

Bio Ju tregton aperitiv me copëza qelqi brenda, AKU thirrje

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i ka bërë apel qytetarëve për produkte të cilësuara të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Të parat janë YOPOKKI gnocchi di riso cup (njoki) dhe Yopokki ricecake cup kimchi (kek orizi) – ushqime të prishura nga Korea e Jugut thotë AKU në njoftimin e saj.

“Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: ‘Kek i prishur me origjinë nga Korea e Jugut’, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Holanda, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)”, thuhet në njoftim.

Të dhënat e produkteve:

Lloji i produktit: Ushqim

Kategoria e produktit: Produkte të pjekura

Emri i produktit në etiketë: YOPOKKI gnocchi di riso cup (njoki)

LOT: 181226; Datë skadence: 18/12/2026

LOT: 260126; Datë skadence: 18/12/2026

Emri i produktit në etiketë: Yopokki ricecake cup kimchi (kek orizi)

LOT: 260126; Datë skadence: 13/12/2026

Operatori eksportues:

Emri: STORE SRL

Operatori importues në Shqipëri:

Emri: KF2019 SHPK

Ndërkohë produkti tjetër është një pije jo-alkoolike me origjinë nga Italia. Aperitivi paraqet rrezik për shkak se përmban qelq brenda tij

“Në vijim të njoftimit të kategorisë, Njoftim Informues për Vëmendje, me temë: ‘Rrezik nga xhami i thyer në aperitiv pa alkol me origjinë nga Italia’, duke përbërë risk potencial serioz për shëndetin e njeriut, njoftuar nga Gjermani, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje nga sistemi RASFF (Rapid Alert Sistem for Food and Feed)”, thuhet më tej.

Të dhënat e produkteve:

Lloji i produktit: Ushqim

Kategoria e produktit: pije jo-alkoolike

Emri i produktit në etiketë: Pizzolato Spritz aperitivo 0.0 (aperitiv pa alkol)

LOT. L 26113A; Datë skadence: 04/2028

Operatori eksportues:

Emri: PETER RIEGEL ËEINIMPORT GMBH

Operatori importues në Shqipëri:

Emri: Jurrei

“AKU i bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë pranë pikave të shitjes”, përfundon njoftimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion