EMRAT/ Urdhri i Ramës, dorëhiqen edhe 5 kryetarë të Njësive Administrative në Durrës, Bashkia zëvendëson 4 prej tyre

Aktualitet

EMRAT/ Urdhri i Ramës, dorëhiqen edhe 5 kryetarë të

Japin dorëheqjen edhe 5 kryetarë të tjerë të Njësive Administrative në Bashkinë e Durrësit, teksa 4 prej tyre janë zëvendësuar.

Kjo lëvizje duket se vjen pas urdhrit gjatë muajve të verës nga kryeministri Edi Rama, për dorëzimin e dorëheqjeve nga ana e nënkryetarëve të bashkive dhe njësive administrative.

Dorëheqjen e kanë dhënë kryeadministratorët e Njësive Katund i Ri, Rashbull, Ishëm dhe Manëz.

Institucioni e ka konfirmuar sot lajmin duke sqaruar:

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të Manzës, Sukthit, Ishmit, Katundit të Ri dhe Rrashbullit kanë dhënë dorëheqjet dhe deri tani janë zëvendësuar 4 prej tyre”.

Administratorët e sapoemëruar janë:

-Manzë – Rejdi Shehu

-Ishëm – Emirjan Bafti

-Katund i Ri – Julian Marku

-Rrashbull – Fiqiri Dema

“Pas vlerësimit të performancës së gjithesecilit, vendimmarrja do të vazhdojë në ditët në vijim”, bën me dije Bashkia Durrës. I vetmi që nuk është zëvendësuar deri tani është ai i Sukthit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion