EMRI/ Ishte kthyer në “makth”, arrestohet 53-vjeçari! Dhunoi një të ri dhe tentoi ta godiste me thikë

Aktualitet

EMRI/ Ishte kthyer në “makth”, arrestohet 53-vjeçari!

Ardian Garubi raportohet se ditën e djeshme ka goditur me grushte një 28-vjeçar dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta.

“Dje, ka kallëzuar një 28-vjeçar se ky shtetas e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë, për disa minuta”, informuan blutë.

Gjithashtu Ardian Garubi është denoncuar nga një tjetër person se i kishte dëmtuar pronat dhe e ka kërcënuar me sëpatë, atë si edhe familjarët e tij.

Sipas 63-vjeçarit, i arrestuari i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit si edhe ka dëmtuar një automjet tjetër gjatë muajve prill-shtator 2025. Ndërsa më 23 Shtator, ai e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë.

“Gjithashtu, dje, ka kallëzuar një 63-vjeçar, se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, shtetasi A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit dhe ka dëmtuar një automjet tjetër, ndërsa më datë 23.09.2025, e ka konstatuar 53-vjeçarin, në afërsi të banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë”, raporton policia.

Gjatë kontrollit në banesën e Ardian Garubit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 4 mjete prerëse (3 thika dhe 1 sëpatë), të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Vau i Dejës/Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale.

Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar që dhunoi fizikisht një shtetas dhe tentoi ta godiste me thikë.

53-vjeçari dyshohet se më parë ka dëmtuar pronat e një 63-vjeçari, ka tentuar të kanosë atë dhe familjarët e tij, me sëpatë.

Sekuestrohen 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën në banesën e të arrestuarit, me precedent penal për shkatërrim prone.

EMRI/ Ishte kthyer në “makth”, arrestohet 53-vjeçari!

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion