Emrat/ Tritoli në zyrën e noteres Esmeralda Dauti, arrestohen 3 autorët. Policia: Morën para...

Aktualitet

Emrat/ Tritoli në zyrën e noteres Esmeralda Dauti, arrestohen 3

Policia e Shtetit ka vënë në pranga autorët e sulmit me eksploziv në zyrën e noteres Esmeralda Dauti tek ish-blloku në Tiranë. Sipas uniformave blu, pas ngjarjes së rëndë kriminale fshihen Real Zefi, Korrado Katana dhe Eno Flamuraj, të cilët besohet se janë paguar për të vënë tritol në zyrën noteriale.

“Po më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse. Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

 1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër; 2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;

3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.”

Emrat/ Tritoli në zyrën e noteres Esmeralda Dauti, arrestohen 3

ME TE LEXUARAT