Trafik armësh nga Kosova, goditet rrjeti kriminal, sekuestrohen 40 kg eksplozivë

Aktualitet

Trafik armësh nga Kosova, goditet rrjeti kriminal, sekuestrohen 40 kg

Policia ka goditur një grup që merrej me trafik eksplozivësh. Trafikimi i armëve dhe lëndëve eksplozive mësohet se bëhej nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të para, janë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë eksplozive.

Kontrolle janë bërë edhe në qytetin e Kamzës në një godinë në Bathore. Gjatë janarit u sekuestruan 7 mina me telekomandë si dhe u parandaluan vrasje të planifikuara me këto mjete.

Në aksion kanë marrë pjesë RENA dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Gjatë janarit u sekuestruan 7 mina me telekomandë dhe u parandaluan vrasje të planifikuara me këto mjet. Mes të ndaluarve ka edhe shtetas kosovarë. Janë 7 persona të ndaluar sipas informacioneve paraprake.

 

ME TE LEXUARAT