Emrat/ Ndjekje si në filma në Shkodër, dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur tritol

Aktualitet

Emrat/ Ndjekje si në filma në Shkodër, dy të rinjtë

Mikelian Toma, 32-vjeç, dhe David Simoni, 34-vjeç, të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër, dyshohet se ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, por u pikasën nga policia.

Motoçiketa e tyre u pa në mënyrë rastësore në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije”, në të cilën po lëviznin 2 persona me skafandra.

Në pamje të parë, bluve u është dukur e dyshimtë dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë, moment kur drejtuesi i saj i ka dhënë gaz për t’u larguar.

Policia i është vënë në pas nëpër rrugica dhe për 20 minuta ndjekje rrugicë më rrugicë, si nëpër filma, ka mundur të ndalojë dhe arrestojë 2 personat, Toma, drejtues i motoçikletës, dhe Simoni pasagjer.

Ndalimi i tyre është bërë pranë Varrezave të Dëshmorëve apo Urës së Kirit në Shkodër, moment kur motoçikleta është përplasur në tentativë për t’u arratisur. Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar.

Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur.

Toma dhe Simoni nuk kanë deklaruar asgjë në seancën e marrjes në pyetje, duke mos u treguar bashkëpunëtorë.

Nuk dihet kush ka qenë shënjestër e tyre, ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.

Pas kapjes së tyre, policia ushtroi kontroll te të 2 makinat e tyre, në të cilat u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion