Emrat/ Kush janë 5 të rinjtë mes tyre dy vëllezër, që shisnin kanabis nëpër Tiranë me makina luksoze!
Lajmifundit
/
21 Qershor 2025, 10:14
Aktualitet

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 5 persona të cilët u kapën në flagrancë teksa po tregtonin 5 kg Cannabis Sativa.
Në prangat e policisë kanë rënë Erjan Perlleshi, Elsad Germaj, Shaban Nikolli(Germaj), Egzon Buzalli dhe Alban Prendi.
Sipas njoftimit të policisë, 2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.
Policia sekuestroi 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.


