Dhuna ndaj babait dhe kunatës çon në zbulimin e arsenalit në Laç. Gjenden 5 kallëpë tritoli dhe armë ,2 të arrestuar

Aktualitet

Dhuna ndaj babait dhe kunatës çon në zbulimin e arsenalit

Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, ndërsa gjatë kontrolleve në banesat e tyre policia ka gjetur armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Të arrestuarit janë Mark Përdoda dhe Gentjan Koprelli, ndërsa i janë sekuestruar pesë kallëpë tritoli, dy armë zjarri, njëra prej tyre me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre në Lezhë dhe Kurbin, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra me fishek në fole) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin në banesa sendet e kundërligjshme.

I arrestuari në Lezhë dhunoi bashkëshorten e vëllait, ndërsa i arrestuari në Kurbin dhunoi babanë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:

-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

-Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion