Emrat/ Aksidenti tragjik në Lushnje, zbulohet identiteti i taksistit dhe pasagjeres që humbi jetën

Aktualitet

Emrat/ Aksidenti tragjik në Lushnje, zbulohet identiteti i taksistit dhe

Zbardhet identiteti I dy viktimave nga aksidenti tragjik i mesdites së kësaj të premteje në fshatin Bubullime në Lushnje.

Ata janë Xhezmi Oshafi 68 vjeç dhe Aurora Basha 22 vjeçe:

Fillimisht u tha se viktimat e aksidentit ishin babë e bijë, por në fakt nuk është kështu.

Konfirmohet zyrtarisht se Oshafi ishte taksist  nga Berati e që kishte në përdorim një makinë tip “Toyota”. Ai kishte marrë si pasagjere vajzën 22 vjecare nga Lushnja, Aurora Basha.

68 vjecari ka humbur kontrollin e makinës dhe është rrëzuar nga ura duke u përmbysur në kanal.

Trupa e pajetë u nxorren me vështirësi nga makina dhe u dërguan në morg.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion