Elbasan/ Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra përfundon në kanal, mbeten dy të plagosur

Aktualitet

Elbasan/ Dy makina përplasen te kryqëzimi i Jagodinës, njëra

Elbasan – Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çerrik, pranë kryqëzimit të Jagodinës, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në kanalin me ujë anës rrugës. Dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT