Ekzekutuan Ramazan Matajn për nderin e motrës, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq, pas përfundimit të hetimeve, dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasa për vrasjen Ramazan Matajt.
Ndaj dy vëllezërve rëndojnë akuzat për veprat penale ‘vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘prishja e qetësisë publike’, ‘sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.
Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në 05.01.2025 ku rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi R.M.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morrën të pandehur vëllezërit, shtetasit A.H. dhe K.H., të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar në nenet 78-25, 278/1/4-25, 274-25, 80-25 dhe 301-25 të Kodit Penal”, njofton prokuroria.
Kujtojmë se ngjarja e ndodhur në Janar, kur në orët e para të mëngjesit, pasi i kishin ngritur ‘kurth’ 33-vjeçarit duke krijuar profil të rremë në emër të një vajze, ata e nxorën në pritë viktimën ku qëlluan me 9 plumba në drejtim të tij.
Dyshohet se dy familjet që jetonin në të njëjtin fshat, kishin pasur konflikte prej vitesh, pasi e motra e autorëve kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën.
Ky i fundit kishte ndikuar përmes publikimit të videove intime me të, për prishjen e dy martesave të motrës së autorëve.
Pas ngjarjes ata ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre.
NGJARJA:
Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i Ramazan Matajt u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.


