Maji i përgjakshëm, vriten tre persona në Vlorë, Tiranë dhe Elbasan në dy ditë

Aktualitet

Maji i përgjakshëm, vriten tre persona në Vlorë, Tiranë

Java e dytë e majit ka nisur me një seri vrasjesh në Shqipëri. Brenda dy ditësh janë vrarë tre persona me armë zjarri.

Ditën e hënë më datë 10 maj, breshëria e kallashnikovit i mori jetën një 40-vjeçari. Në zonën e quajtur ‘Bishti i Kalldrëmit’ në Vlorë është u qëllua teksa udhëtonte me makinën e tij, Bledar Birçaj i cili ndërroi jetë në spital për shkak tre plagëve të marra.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme plumbat e armës morën një tjetër jetë. Këtë herë në kryeqytet në rrugën “5 maj”. Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mehmet Qema nga Hasi, është vrarë me një plumb në gjoks, nga miku i tij Marjus Dema, 28 vjeç, i cili u vetëdorëzua më pas në polici.

 Sikur të mos mjaftonte kjo. Krimi goditi sërish në Elbasan në qytetin që prej vitesh nuk gjen qetësi. Mbrëmjen e sotme u vra më armë zjarri, Everest Çaka, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij.

E teksa policia mundohet që të zbardh ngjarjet që po tronditin vendin dita ditës, krimi duket se “planifikon” vrasjen e radhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion