“Këtu falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën”, analisti akuza Bashës: Pse hesht ndaj Ramës?!

Politikë

“Këtu falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën”, analisti

Analisti Andi Bushati ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me nismën e maxhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Bushati u shpreh në OPEN se opozita e drejtuar nga Basha nuk e ka frymën e mbrojtjes dhe përballjes me regjimin. Sipas tij në Shqipëri falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën.

“Një kryetar opozitë do të fillonte dhe të thonte që t’i nuk mund të bashkëpunosh me mua me presidenti, kur je futur kokë e këmbë në procedurë në shkarkimin e atij që kemi president.

Një opozitë pa qëndrim, është e papranueshme. Çfarë ndodhi një vit më parë kur Ilir Meta u fut në një betejë kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese, në fund Komisioni i Venecias i dha të drejtë. E mbani mend qëndrimin e PD, thonte është beteja e presidentit.

Kjo opozitë nuk ka frymën e mbrojtjes ndaj regjimit. Është e lehtë të thuash kriminelet dhe oligarkët. Një opozitë që mungon në beteja të tilla si në mbrojtjen e Kushtetueses dhe të presidentit, është e papranueshme. Këtu falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën.”, u shpreh Bushati në OPEN.

ME TE LEXUARAT