“Jam përshëndetur kalimthi sot me të"/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Mirditë, banori: E vranë ndërsa shkonte të....

Aktualitet

“Jam përshëndetur kalimthi sot me të"/ Ekzekutimi i

Vrasja fatale e 65-vjeçarit Viktor Bardhi mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas, në Mirditë ka tronditur opinionin publik.

Banorët e zonës kanë bërë me dije se Bardhi punonte te ujësjellësi, dhe është vrarë në momentin që po shkonte atje.

Njëri prej banorëve e ka cilësuar viktimën si një burrë që nuk frikësohej dhe nuk ruhej kurrë.

“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë .Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion