Edi Rama uron besimtarët katolikë në Ditën e Pashkës

Aktualitet

Edi Rama uron besimtarët katolikë në Ditën e Pashkës

Kryeministri Edi Rama zgjodhi që këtë vit ta shoqërojë urimin me një video të realizuar me inteligjencë artificiale, të cilën e ndau në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të shkurtër për këtë ditë simbolike.

Pashkët katolike vijnë pas periudhës 40-ditore të Kreshmëve, një kohë reflektimi dhe agjërimi për besimtarët, ku shmangen ushqimet me origjinë shtazore dhe theksohet përkushtimi shpirtëror.

Një ndër elementët më të njohur të kësaj feste mbetet veza e kuqe, që simbolizon jetën dhe ringjalljen. Ngjyra e saj lidhet me sakrificën e Krishtit, ndërsa thyerja e vezëve është një ritual tradicional që shpreh gëzim dhe bashkim mes familjarëve.

Kjo festë shënon gjithashtu ardhjen e pranverës dhe rilindjen e natyrës, duke mbajtur gjallë ndërthurjen e traditave fetare me ato popullore, të trashëguara ndër vite në shumë kultura.

ME TE LEXUARAT