E zë makineria në landfillin e Bushatit, humb jetën punonjësja 61-vjeçare

Aktualitet

E zë makineria në landfillin e Bushatit, humb jetën

SHKODËR
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Një 61-vjeçare, punonjëse në landfillin e Bushatit ka humbur jetën pasi e ka zënë makineria. Mësohet se 61-vjeçarja Katrine Binaku po kryente diferencimin e mbetjeve urbane kur është goditur nga makineria. Ajo ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Informacion Paraprak


Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.


Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është dëmtuar aksidentalisht në punë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion