51-vjeçari tentoi të vrasë vjehrrën e tij të infektuar me Covid-19, ja çfarë ndodhi me të moshuarën

Bota

51-vjeçari tentoi të vrasë vjehrrën e tij të

Një atentat i  rëndë është raportuar nga Antalia, ku mësohet se një 51-vjeçar ka tentuar të vrasë vjehrrën e tij 83-vjeçare, pasi ajo ishte e infektuar me Covid-19. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një spital në Antalia, ku sipas mediave, 51-vjeçari temtoi ta mbyste dy herë me jastëk, pasi kishte frikë se do t’i ngjiste virusin.

Mediat shkruajnë se ngjarjen e pa mjeku, i cili largoi dhëndrin nga dhoma dhe raportoi situatën në sigurinë e spitalit. Hasan B. hyri përsëri në dhomë para se të vinte roja i sigurisë, mbuloi një çarçaf fytyrën e vjehrrës së tij dhe vuri një jastëk në gojë dhe hundë.

51-vjeçari u largua nga spitali, por  një ditë më vonë u kap dhe u ndalua në shtëpinë e tij, i cili përfundoi në burg. Mësohet se ndaj tij u ngrit akuza e “tentim me dashje për të vrarë një person që nuk është në gjendje të mbrojë veten”. Prokuroria kërkoi 20 vjet burg, por në dëshminë e tij ai tha se kishte shumë frikë se edhe ai do të infektohej pasi vjehrra po kollitej shumë dhe se çarçafin ia kishte vënë për të ndaluar përhapjen e virusit përmes kollës, jo për ta vrarë.

Në fund gjykata vendosi ta lërë të lirë të pandehurin, pa të drejtë për të udhëtuar jashtë shtetit, pasi edhe gruaja e tij (vajza e 83-vjeçares) e mbrojti duke thënë se është kujdesur për nënën e saj për 15 vite. Nga ana tjetër, vjehrra e 51-vjeçarit pas disa kohësh vdiq në spitalin e Covid-19 për shkak të koronavirusit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion