Eksperimenti i fundit e konfirmon: Vaksina kineze mbron fëmiëjt nga Covid-19

Bota

Eksperimenti i fundit e konfirmon: Vaksina kineze mbron fëmiëjt nga

Një eksperiment i bërë së fundmi ka treguar se vaksina kineze Sinovac bën efekt tek fëmijët, për ti mbrojtur nga Covid-19. Mediat e huaja shkruajnë se pjesë në eksperiment kanë marrë 500 fëmijë dhe adoleshentë nga mosha  3 deri 17 vjeç dhe u vu rë se vaksina nxit reagimin imunitar kundër infektimit me Covid-19. Vetëm dy prej fëmijëve të moshës 6 dhe 3 vjeç kishin temperaturë të lartë pas vaksinës.

Fëmijëve u jepen doza të përgjysmuara krahasuar me personat mbi 18 vjeç. Kompania shtetërore kineze tha se nevojiten testime të tjera për një rezultat zyrtar, teksa testet klinike po hyjnë në fazën e tretë. Sinovac ka një efektivitet prej 83.5%, nga 50% që ishte arritur gjatë testeve të mëparshme klinike tek personat mbi 18 vjeç.  Kompania deri më tani ka shpërndarë 160 milionë doza në 16 vende të botës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion