Trafik armësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohen 12 persona në Kosovë

Kosovë&Rajon

Trafik armësh dhe falsifikim dokumentash, arrestohen 12 persona në

Të paktën 12 persona janë arrestuar në Kosovë, pas një aksioni policor, lidhur me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Mësohet se personat janë prangosur një ditë më paë, pasi falsifikonin dokumente për të mundësuar emigrimin e paligjshëm kundrejt përfitimeve të shumave të mëdha.

Mediat kosovare shkruajnë se arrestimi ka ndodhur në Prishtinë, ku janë gjetur, pasaporta, karta ID, patenta, karta shëndeti, e mjetë të tjera identifikuese.
 “Në të dy këto operacione janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe  materiale për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si pasaporta, patentë shoferi, kartela identifikimi të gjitha këto nga më shumë 16 shtete të ndryshme të BE-së. 12 persona janë arrestuar dhe të tjerët në paraburgim. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol-in, Shqipërinë dhe me disa shtete të BE-së. Janë sekuestruar aparatura materiale, dokumentet. Të gjitha këto prova materiale do të shkojnë për ekzaminim”, njoftoi policia. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion