E rëndë në Tiranë, 47-vjecari dhunonte gruan e vajzën, e shoqja tentoi vetëhelmimin

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 47-vjecari dhunonte gruan e vajzën,

Nje tjeter grua ka tentuar te vetehelmohet ne Tirane si pasoje e dhunes qe bashkeshorti ushtronte ndaj saj dhe vajzes.

Lajmi u be me dije nga policia e cila njoftoi arrestimin e 47 vjecarit me dy akuza.

Policia bën me dije se gruaja është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Gentjan Liçaj, 47 vjeç.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Dhuna në familje".

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë.

Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", tha policia.

ME TE LEXUARAT