E rëndë në Shëngjin/ Arrestohet i riu për ngacmim seksual ndaj 16-vjeçares

Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Arrestohet i riu për ngacmim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur plazhin e Shëngjinit, ku një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një të miture 16-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi K.N., banues në Tiranë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën gjatë kohës që ajo ndodhej në zonën bregdetare. Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë viktima dhe prindërit e saj.

Pas arrestimit, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore. Hetimet për këtë rast janë ende në zhvillim.

Policia apelon qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngacmimeve apo veprimeve të paligjshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të mbrojtur të miturit dhe për të ndëshkuar çdo shkelje.

ME TE LEXUARAT