E rëndë në Kamëz/ Gjyshi përplas nipin me makinë, ndërron jetë 2 vjeçari 

Aktualitet

E rëndë në Kamëz/ Gjyshi përplas nipin me makinë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz mëngjesin e sotëm.

Policia bënë me dije se rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç.

Fatkeqësisht, vogëlushi ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë," njofton policia.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion