“E paharrueshme”/ Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE

Politikë

“E paharrueshme”/ Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një ditë të paharrueshme çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë me Shqipërinë në Konferenca Ndërqeveritare me BE e mbledhur në Luksemburg.

Kreu i qeverisë shkruan se Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar.

Rama shprehu “bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar❤️????????”, shkruan Rama.

“E paharrueshme”/ Rama: Shqipëria u ul plot dinjitet në

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion