Fatura e “kripur” për karriget që u dogjën në Kuvend/ Ja sa duhet të paguajë secili deputet i PD

Politikë

Fatura e “kripur” për karriget që u dogjën në

Fatura nga dëmet e shkaktuara nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e 30 shtatorit ku dogjën karriget e tyre, është 764.922 mijë lekë.

Deputetët demokratë që akuzohen si përgjegjës për dëmet e shkaktuara janë kreu i Grupit i Grupit, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Etilda Hoti. Përkatësisht, secili prej tyre duhet të paguajë:

-Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë;
-Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë;
-Bledjon Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë;
– Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë.
Deputetët demokratë kanë afat për pagimin e tarifës deri në datë 20 Nëntor, në të kundërt lekët do t’u mbahen nga rroga.

Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion