Ikën Irena Gjoka/ Ja kush është gjyqtarja e re që do gjykojë Berishën dhe Malltezin për “Partizanin”

Politikë

Ikën Irena Gjoka/ Ja kush është gjyqtarja e re që do

Flojera Davidhi është magjistratja e zgjedhur me short për të gjykuar kreun e PD-së Sali Berisha. Gjykata e Posaçme hodhi shortin për të caktuar trupën gjykuese për dosjen ‘Partizani’ sot në orën 09:00.

Në bazë të shortit, gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi do të gjykojë dosjen Partizani për të cilën Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv. Në listën e 10 gjyqtarëve nuk u përfshi emri i Irena Gjokës, e cila ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.

Prokuroria e Posaçme, më 15 Tetor ka mbyllur hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe noteren Andia Pustina.

Dosja tashmë i ka kaluar Gjykatës së Posaçme dhe Flojera Davidhi do duhet të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim. Ish-kryeministri Berisha është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Malltezi akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë” dhe për “pastrim parash”.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion